Lajmi mirë/ Shërohen 2 pacientët e infektuar me koronavirus në Shqipëri

356
Sigal

Më në fund vjen një lajm i mirë sa i përket koronavirusit në Shqipëri. Dy pacientë janë shëruar.

Bëhet fjalë për babain e pacientit zero, Viktor Kola, ose pacienti 1 të cilit para disa ditësh i kishte dalë tamponi i parë negativ, është shëruar plotësisht pasi edhe tamponi i dytë ka rezultuar negativ nga koronavirusi.

Viktori është babai i 28-vjeçarit i cili dyshohet se është pacienti zero në Shqipëri.

Para disa ditësh në emisionin Open, Kola u shpreh se virusi nuk duhej marrë me stres dhe panik dhe se ishte diçka që kalohej.

Lajmi është konfrimuar dhe nga ministrja Ogerta Manastirliu.

“Lajm i mirë

Dy pacientët e parë të hospitalizuar janë gati të lënë spitalin Infektiv pas testit konfirmues që përfundoi pak minuta më parë

Dy pacientë, kontakte të pacientit 0 që u identifikua me koronavirusin e ri në Shqipëri rezultuan negativ edhe në testin e dytë pas trajtimit.

Bravo ekipit të spitalit infektiv.

Por ju lutem kujdes. Të prekurit po shtohen, spitali infektiv ka sot katër pacientë në terapi intensive dhe numri i të shtruarve po rritet dita-ditës

JU LUTEM QËNDRONI NË SHTËPI!

Nëse keni shenja të sëmundjes kontaktoni 127”,- shkruan ministrja Manastirliu.