Zjarri në Malin e Thatë/ Flakët përfshijnë 10 hektarë tokë, angazhohen më shumë se 20 forca zjarrfikëse

175
Sigal

Mali i Thatë në Korçë është përfshirë nga flakët. Mësohet se zjarri ka rënë në një sipërfaqe me bimësi të ulët që kryesisht përdoret për kullotë.

Ndërkohë zjarri ka rënë mbrëmjen e së premtes, ndërsa në terren kanë zbritur forcat zjarrfikëse për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Më shumë se 20 forca zjarrfikëse dhe pyjore të bashkisë Maliq janë angazhuar në këtë zonë. Gjithashtu për tu ardhur në ndihmë u janë bashkuar edhe zjarrfikëse të Pustecit.

Bëhet me dije se flakët kanë përfshirë 10 hektarë tokë.