Lojërat e fatit, Irena Beqiraj: Mua më vjen turp! Nuk di a turpërohet Lideri?

202
Sigal

Ish zëvendës-ministrja e PS, Irena Beqiraj ka reaguar kundër vendimit për hapjen e lojërave të fatit nga qeveria Rama. Ajo është shprehur se ligji i lojërave të fatit të cilin e mbroja në 2015 derë më derë komisioneve parlamentare, sot është shkërmoqur si kështjellë rëre. Kjo është një rrugicë e ngushtë pranë shtëpisë time. Pa parkim mes pallatesh edhe disa shtëpive private, ku është e pamundur të kalojnë njëkohësisht edhe makina edhe këmbësori. Njëri duhet të ndalojë që të kalojë tjetri. Aty, gjendet një hotel i vogël , që paskërka marrë klasifikimin me 5 yje edhe bashkë me të licencën e kazinosë ( përvecc lehtësive fiskale ). Klasifikimi i këtij hoteli në hotel me 5 yje , pa frikë mund të hyjë në rekordet botërore të talljes me standartet.

Ligji i lojrave të fatit të cilin e mbroja në 2015 derë më derë komisioneve parlamentare, sot është shkërmoqur si kështjellë rëre, është grisur copash në hyrjen e kësaj kazinoje.

Cilat ishin qëllimet e përbashkëta të skuadrës? Kush ka ngrenë kësaj radhe “dardha e mollë” pas kurrizit të Liderit, e ka ngritur Kazino në një vrimë me “pesë yje”në qendër të Tiranës?

Kush janë pelivanët, në këtë rast gra nga ato të pakorruptueshmet, që më bëjnë të skuqem deri tek veshët, sa herë kaloj para kësaj pamje, që tallet me besimin tim, sa herë e shoh?

Kjo kazino në derën e shtëpisë, është dënimi më epik që mund të marrë një “besimtar naiv”.

si puna ime. Mua më vjen turp! Nuk di a turpërohet Lideri?