E fundit/ Basha i thotë PO ftesës së Nishanit për dialog

550
Po shënohen hapa pozitiv pasditen e sotme për gjetjen e një rruge për zgjidhjen e krizës. Tashmë ftesës së Presidentit të Republikës për tu ulur në tryezë i janë përgjigjur pozitivisht Rama dhe Basha.
Kryeministri u mjaftua me një deklaratë të shkurtër në facebook ku thoshe PO tryezës së thirrur nga Nishani. Sakaq edhe Partia Demokratike përmes një njoftimi për mediat deklaron se është DAKORD për tu ulur në tryezën e dialogut.
Më poshtë deklarata e plotë e PD-së
Partia Partia Demokratike dhe i gjithe Koalicioni Opozitar mirepresin ftesen institucionale te Presidentit Nishani per dialog ne funksion te zgjidhjes se krizes se rende politike qe ka mberthyer Shqiperine.
Ndonese shkaktari i kesaj krize Edi Rama me veprimet dhe qendrimet e tij ka vendosur interesin e tij vetjak para interesave te qytetareve shqiptare, opozita dhe Partia Demokratike kane kerkuar gjithmone rrugen e dialogut te vertete dhe jo fasade per tu bashkuar ne luften kunder krimit, droges, korrupsionit dhe kthimit te shtetit ne garnizon elektoral te pushtetit, qe kercenojne asgjesimin e zgjedhjeve, demokracise dhe stabilitetit permes zgjidhjes se ofruar
Partia Demokratike dhe Koalicioni Opozitar rikonfirmojne gatishmerine e tyre duke ju pergjigjur pozitivisht fteses se Presidentit Nishani.
Sigal