10 gjërat e çuditshme që bëjnë çiftet e lidhur prej shumë kohësh

576
Kur jeni në një lidhje prej shumë kohësh, jeta juaj në çift merr një tjetër formë.
Shpesh e gjeni njëri-tjetrin kështu:
1. Bëni dush bashkë pa kryer marrëdhënie seksuale
Magjia e ujit të ngrohtë dhe shkuma që tretet mbi ju të dy. (Eh, zakonisht nëpër filma sepse në realitet ju sapo keni zbuluar një nga gjërat që gjithë të rriturit duhet të mësojnë një ditë : Seksi në dush ta shpif.)
2. E përdorni banjën në të njëjtën kohë
Në një numër kombinimesh të ndryshme që përfshin dush, lavaman dhe tualet.
3. Kontrolloni rrobat e palara, edhe të asaj/atij
Ju kontrolloni dhe nuhasni rrobat e palara të partnerit tuaj njësoj si të ishin të tuajat. Disa do të thonin e neveritshme por për ju është thjesht aroma e tij, që s’mund të jetë kurrë por kurrë e tillë.
4. I këndoni këngë kafshëve tuaj
Me siguri që keni 10.000 këngë në repertor për t’jua kënduar qenit ose maces tuaj.Dhe një ndër të preferuarat është dhe kjo” Është koha e darkës së Bubiiit”, “It’s bubies dinner time” teksa e këndoni me furi derisa më në fund Bubi, që ta mbyllni gojën vendos tju kafshojë.
5. Inspektoni qimet e çrregullta në fytyrën e njëri-tjetrit dhe çdo anomali tjetër trupore
Quajtur ndryshe “inspektim në fytyrën e njeriut tim”, ku ju shikoni në detaj dhe luani me qimet e gjata dhe të çrregullta të mjekrës së partnerit tuaj. Do ti quanim thjesht një ndër kënaqësitë më të mëdha të jetës këto momente, dhe thënë kjo nga dikush që ka takuar edhe Angeline Jolie, pra që ka bërë një jetë jo dhe aq monotone.
6. Ju keni provuar rrobat e njëri-tjetrit
Edhe pse vithet tuaja gjigande mund të futen në xhinset e tij, një ditë ai veshi recipetat tuaja dhe vraponte në kuzhinë duke bërtitur: “ Hej njerëz unë jam Laura dhe kam cica” Hahahah. Mos u shqetësoni, do mund ta shihni dhe ju, e kam të gjithën të regjitstruar.
7. I shkruani njëri-tjetrit nga cepet e ndryshme të së njëjtës dhomë
Mund ti keni shkruar të dashurit tuaj ulur në pot ë njëjtin divan me ju,”shko mere pak picën” apo jo? Mos më thoni që jam e vetmja.
8. I bëni njëri tjetrit torturën quajtur gudulisje
Nuk e dimë si dhe pse por tortura e gudulisjes është gjëja që të gjitha ciftet bëjnë. Ekziston që prej kohërave më të lashta dhe është më e bukura dhe më e shpifura njëkohësisht.
9. I vendosni njëri- tjetrit nofkat më të tmerrshme
Buki, Duki, tuçi, tuku, çuku. Këto janë vetëm një pjesë e vogël e pseudonimeve magjike që e quani njëri-tjetrin privatisht.
10. Kuptoheni pa folur fare, thjesht dhe vetëm me sy
Praktikisht jeni si dy binjakë që flisni mes jush gjuhën tuaj sekrete por që realisht është edhe më e frikshme pasi ju nuk jeni fare fis.
Sigal