Rrebeshe shiu dhe rrufe paradite, pasdite do të do të ndryshojë moti

327
Sigal

Vendi ynë do të ndikohet nga kalimi i një sistemi frontal.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se do të ketë reshje shiu që në orët e para të 24 orëshit dhe deri në mesditë me intensitet të lartë në të gjithë vendin.

Më e rënduar do të jetë situata në veri e veriperëndim aty ku pritet sasia më e lartë e reshjeve të shiut.

Gjatë kësaj periudhe reshjet do të jenë në formën e rrebesheve shoqëruar me shkarkesa elektrike. Lokalisht rrebeshe breshëri.

Erë e vrullshme jugore, do të jetë prezente gjatë gjithë periudhës së kalimit të këtij sistemi frontal.

Prej mesditës reshjet e shiut do të mbeten ë herëpashershme duke humbur intensitet.

Temperaturat do të pësojnë rritje në mëngjes dhe rënie të ndjeshme në mesditë.

Kjo situatë do të shoqërohet me forcim të dallgëzimit në dete të forcës 4 deri 6 ballë me lartësi vale 2.5 deri 4.0 metër.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET   Temperaturat në °C

Shkodër 16/21 re shi rrufe

Kukës 11/17 re shi rrufe

Lezhë 15/20 re shi rrufe

Dibër 10/16 re shi rrufe

Durrës 17/22 re shi rrufe

Tiranë 17/22 re shi rrufe

Elbasan 16/21 re shi rrufe

Berat 17/23 re shi rrufe

Vlorë 10/16 re shi rrufe

Korçë 10/16 re shi rrufe

Gjirokastër 12/19 re shi rrufe

Sarandë 16/24 re shi rrufe.