Prokurori i Antimafias Italiane/ Mafia shqiptare është fuqizuar vitet e fundit, pasi qeveria në Tiranë është e korruptuar deri në kokë

109

Prokurori i antimafias Gratteri: Mafia shqiptare është fuqizuar, pasi korrupsioni në Shqipëri kap majat

Sigal

Prokurori i Antimafias Italiane, Nicola Gratteri, duke folur në një ceremoni ku iu akordua titulli ‘Honoris Causa’ në Universitetin Politeknik të Marche, në degën e ‘menaxhimit të ligjit’, gjatë fjalës së tij u ndal në atë që konsiderohet si mafie shqiptare, të cilën ai e renditi të dytën pas Ndrghetas. Gratteri shprehet se mafia shqiptare është fuqizuar shumë vitet e fundit, pasi qeveria në Shqipëri është e korruptuar deri në kokë. Gratteri shprehet se mafia shqiptare pastron në Shqipëri paratë e mbledhura nëpër Europë nga aktivitetet kriminale dhe i çon këto para sërish në BE, por këtë herë të legalizuara. “Mafia shqiptare është e fortë, sepse vjen nga një vend me nivel shumë të lartë korrupsioni, jo nivel i lartë, por nivel shumë të lartë korrupsioni”, -tha prokurori i Antimafias Italiane, Nicola Gratteri. “Brenda pak kohësh, Holanda e sheh veten me tre mafie: ‘Ndrangheta, mafia shqiptare dhe maffia, me dy F, e brezit të tretë të afrikano-veriorëve, e tunizianëve, që janë futur me egërsi në Holandë. Kur flas për mafie shqiptare, nuk e kam fjalën për ata të uritur që në vitet e shkuara grabisnin vila në bregdet, në Toskana, Piemont.

Mafia shqiptare është e forte, sepse vjen nga një vend me nivel shumë të lartë korrupsioni, jo nivel i lartë, por nivel shumë të lartë korrupsioni

Mafia shqiptare tashmë është një mafie e fortë. E forte, sepse vjen nga një vend me nivel shumë të lartë korrupsioni, jo nivel i lartë, por nivel shumë i lartë korrupsioni, ku një e treta e Shqipërisë, është mbjellë me marijuana, ku sekuestrojmë deri në 78 tonë njëherazi marijuanë të ardhur përmes kanalit të Otrantos. Dhe këtë mafia, që fuqizohet e pasurohet në vendin e saj tashmë prej dy vitesh e shohim në sipërmarrje të përbashkët me ‘Ndrangheta, me Santa Marta në Kartagjena e Bogotà, duke blerë tonelata kokaine’, deklaron Prokurori i Antimafias Italiane, Nicola Gratteri Në rreth 30 minuta fjalim, Gratteri shpjegoi “metodat e biznesit” të mafias, apo si të ndiqen paratë “e pista” që pastrohen më pas nga organizatat kriminale, në radhë të parë “Ndrangheta”. “Unë jam për një Evropë të qytetarëve. një Evropë Federale – tha magjistrati – por kjo Evropë ka favorizuar vetëm mafiozët. Sot rajoni më mafioz i Italisë është Lombardia dhe shteti i dytë më mafioz në Evropë është Gjermania. Kjo sepse mafiozët shkojnë atje ku janë paratë.

Brenda pak kohësh, Holanda e sheh veten me tre mafie: ‘Ndrangheta, mafia shqiptare dhe maffia, me dy F, e brezit të tretë të afrikano-veriorëve, e tunizianëve

Evropa është e gatshme të diskutojë vetëm ekonominë dhe jo pastrimin e parave, shoqatat kriminale dhe pastrimin e parave. Mangësitë kanë nisur të ndjehen sot. Në Holandë ka pasur tre vrasje të lidhura me krimin e organizuar dhe konfirmohet prania e Ndranghetës, mafias afrikano-veriore dhe mafias shqiptare”, -tha ai. Në vijim ai tha se “këto dy vite Covid ishin dy vite pazar për krimin. Mafia është gjithmonë e interesuar të blejë biznese të reja, kështu që për ata që e gjejnë veten në një pozicion të dështuar ose t’u drejtohen fajdexhinjve, unë rekomandoj të dështojnë. Ata që dështojnë mund të fillojnë nga e para. Me fajdexhinjtë e mafies fillon një agoni e ngadaltë që çon në humbjen e gjithçkaje”. Sipas magjistratit, janë qytetarët ata që duhet të rrisin dhe përhapin frymën e ndershmërisë dhe ligjshmërisë që është në bazë të luftës kundër mafies. Një frymë që duhet forcuar dhe rinovuar edhe në ditë të tilla, duke e eksportuar në një Evropë që nuk njeh ose nuk dëshiron të shohë një problem që i takon tani.