Rrahën dhe plagosën me armë të riun në një bar-kafe në Halkidiki, dy shqiptarë në kërkim

180
Sigal

Një 20-vjeçar ka mbetur i plagosur në Halkidiki, ndërsa autorë të krimit dyshohet se janë disa shqiptarë. Ngjarja ndodhi orët e para të së dielës në një bar-kafe.

Sipas burimeve policore, shtatë persona, disa në një motor dhe të tjerë në një makinë, shkuan në kafenenë në Pefkochori dhe sulmuan një 20-vjeçar. Pavarësisht se i riu tentoi që t’i shpëtonte agresorëve ata e goditën me grushta, ndërkohë që njëri prej tyre e qëlloi me pistoletë, duke i shkaktuar një plagë në kofshën e djathtë. Menjëherë pas kësaj grupi i autorëve të krimit u larguan nga kafeneja, ndërsa 20-vjecari u transportua në spital. Nga hetimi i kryer nga Policia, dy nga tre autorët e plagosjes dhe rrahjes së 20-vjeçarit u identifikuan pak më vonë. Ata janë dy shqiptarë përkatësisht 21 dhe 29 vjeç, të cilët thuhet se i përkasin një grupi bande në Selanik.

21-vjeçari, sipas policisë është person me precedent penalë, pasi në tetorin e kaluar është liruar nga burgu, ndërsa po gjykohet në shkallën e 2-të për tentativë vrasje, mbajtje pa leje dhe përdorim të një arme. Sipas burimeve të policisë, motivi i sulmit të së dielës ndoshta janë mosmarrëveshjet financiare në lidhje me “mbrojtjen”, të cilat kërkohen nga anëtarët e grupit të zhvatësve në zonën e Halkidiki. Policia Greke po kryen hetime për të gjetur dhe arrestuar autorët.