Robert Haxhi: Do na mungosh Edi Veçani

22
Sigal

Sot Vlora humbi një nga djemte më të mire te saj, Eduard Veçanin, ish-Prefekt i Vlorës dhe një nga avokatët më në zë të këtij qyteti. Unë pata fatin që ta kem mik dhe e them me plot gojën se ishte një nga miqtë e mi, më me shumë vlera. Përse vëlla, përse u dorëzove ?! Nuk u besoja syve kur lexova lajmin për ikjen tënde. Para disa ditësh komunikuam dhe më njoftove se ishe me covid, por nuk ma bëre gjendjen alarmante vëlla. I bindur që do ta kaloje duke patur besim në forcën tënde të karakterit. Por, jo s’kishte qënë e thënë. Vdekja e pabesë të mori.  Të mori shume te ri, për ty kishim shumë nevojë, kishte nevojë familja, gruaja, fëmijët nipër e mbesa, miqtë dhe shokët, kishte nevojë shoqëria, kështu qe e shkruar. S’kemi forcë përballë vdekjes, atë nuk mund ta ndalim dot. Boshllëku nga humbja jote do jetë e pazëvendësushme. Në kujtesën time dhe të gjithë miqve do ngelesh njeriu i vlerave humane i dashur, i qeshur, konçiz në përgjigje i moralshëm në çdo drejtim, bindës dhe i patjetërsushëm në idealet e tua. Një shembull vërtetë për t’u patur zili. Disa në këtë jetë kanë lindur për të mos vdekur kurrë. Dhe ti i tillë, do mbetesh vëlla. Ngushëllime familjes, miqve dhe të afërmve, zoti ju dhënte forcë për ta përballuar këtë fatkeqësi kaq të madhe. U prehsh në paqe vëlla. Të qoftë dheu i lehtë!