Presidenti Meta konferencë të jashtëzakonshme në orën 11:30

333
Sigal

Ditën e sotme në orën 11:30 Presidenti i Republikës, Ilir Meta do të zhvillojë një konferencë të jashtëzakonshme. Nuk dihet ende se për çfarë do të flasë, Presidenti Ilir Meta.

“Në orën 11:30, konferencë e jashtëzakonshme e Presidentit të Republikës Sh.T.Z Ilir Meta. Ftohen mediat për transmetim LIVE”, njofton Presidenca.

Dy ditë më parë, Presidenti Meta reagoi ashpër ndaj aksionit anti-KÇK dhe kryeministrit Edi Rama.

Me anë të një statusi në Facebook, ai u shpreh se shteti është kthyer në PPP që sipas tij është Polici, Parti dhe Propagandë.