Rindizet sërish zjarri te fusha e mbetjeve urbane të qytetit të Vlorës

42
Sigal

Rindizet sërish zjarri tek fusha e mbetjeve urbane të qytetit të Vlorës. Zjarri i ndihmuar dhe nga era po përhapet në një pjesë të kësaj fushe me shpejtësi.

Tre mjete zjarrfikëse janë duke punuar për shuarjen e flakëve, po ashtu dhe punonjës të bashkisë se Vlorës me mjete tip fadromë ndodhen në teren për izolimin e vatrës se zjarrit për te mos u përhapur.

Kujtojmë se jo më shume se një muaj kjo zonë e mbetjeve urbane u përfshi nga një zjarr i cili zgjati më shumë se 10 ditë duke krijuar jo pak probleme për banorët por dhe për pushuesit në Vlorë.