Aplikimi për Master, lajm i mirë nga Fakulteti i Histori – Filologjisë

798
Fakulteti i Histori -Filologjisë ofron për këtë vit akademik 1030 kuota, për programet e nivelit të dytë për master profesional dhe shkencor. aplikimi për master do të zgjasë 6 ditë nga data 4 deri në datë 10 tetor.
Referuar kuotave të miratuara për vitin akademik 2017-2018 në këtë fakultet mund të fitojnë të drejtën e studimit në programin master profesional 640 kandidatë si edhe 390 të tjerë në nivelin shkencor.
Të drejtën e aplikimit e kanë të gjithë ata studentë që kanë një diplomë të ciklit të parë bachelor ose një program të integruar të ciklit të dytë nga një universitet i cili rezulton i akredituar.
Po ashtu të drejtë për të aplikuar në një ndër programet për master në fakultetin e Histori-Fiologji kanë edhe studentët që kanë mbaruar studimet dhe janë diplomuar jashtë vendit.
Për këtë kategori kushti që kërkohet është që të kenë përfunduar njësimin e diplomës. Konkurrimi për të fituar në programet e studimit të nivelit master do të bëhet përmes dosjeve me dokumentacionin përkatës të cilat dorëzohen pranë sekretarive të fakultetit.
Sigal