Rihapen byrektoret, pronarët frikë nga infektimi

304
Sigal

Byrektoret dhe fast food-et janë në listën e bizneseve, të cilët u lejuan të rihapen këtë të hënë. pronarët e tyre tregojnë se numri i klientëve është i ulët, dhe megjithëse kanë frikën e infektimit nga coronavirusi, kjo është pune e vetme nga ku mund të fitojnë të ardhura.

Nga 560 aktivitet që rinisën punën këtë të hënë ishin edhe  byrektoret, fast food-et dhe piceritë.

Por dita e parë tregoi se jo të gjithë ishin të informuar për rinisjen e këtyre aktiviteteve ose jo të gjithë kishin kohë për të konsumuar një byrek.

Puna e parë që bënë mëngjesin e së hënës ishte pastrimi i ambientit dhe marrja e të gjitha masave të nevojshme anti covid 19.

“Alkool, maska, dy punëtorë punojnë, të tjerët pushim se nuk ka punë”

Pronarët e këtyre bizneseve tregojnë se numri i blerësve është shumë i ulët.

Ambientet e tyre janë bosh, sepse shërbimi i vetëm është të marrin produktin me vete.

“Ata që kanë marrë e kanë marrë dhe kanë ikur”

Në këtë situatë pandemie, pronarët e këtyre bizneseve nuk e fshehin frikën, megjithëse nuk kanë mundësi tjetër të të ardhurave.

“Kemi frikë, por do lëvizim se edhe ne jemi familjarë”

Por pavarësisht vendimin për rinisjen e punës, disa byrektore dhe piceri nuk e kanë hapur aktivitetin./Ora News