Papa thirrje politikanëve: Punoni për të mirën e vendit dhe jo të partisë

298
Sigal

Papa Françesku iu bëri apel politikanëve që të lënë mënjanë dallimet dhe të luftojnë bashkërisht koronavirusin.

Mesazh i Atit të Shenjtë ishte për politikanët anembanë botës që të mundohen për të mirën e vendit dhe jo të partive të tyre.

“Ne lutemi për partitë politike të vendeve të ndryshme, në mënyrë që në këtë kohë të pandemisë, ata së bashku të kërkojnë të mirën e vendit dhe jo të mirën e partisë së tyre”, u shpreh ai.

Kujtojmë se Papa nuk përmendi ndonjë vend apo personalitet politik në veçanti.

Prej fillimit të krizës shëndetësore, Papa ka bërë thirrje të njëpasnjëshme për bashkim dhe për shmangien e indiferencës.