Revolta e mjekut: Nuk e ka fajin populli për përhapjen e Covid, por QSUT

Mjeku Petrit Vargu shprehet i revoltuar me faktin se, qeveria po ja lë qytetarëve fajin për përhapjen e koronavirusit Covid-19.

Me një status në rrjetet sociale, Vargu shkruan se fajtorë për përhapjen e sëmundjes është Qendra Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’ në Tiranë.

Sigal

Ai i është përgjigjur ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila sot fajësoi qytetarët për përhapjen e koronavirusit.

Reagimi i plotë i mjekut Petrit Vargu:

I vetmi vend i botës, ku sipas pushtetit, fajin për përhapjen Covid e ka populli. Megjithatë faktet janë kokëforta. Burimet e infeksionit nuk janë supermerkatat apo plazhet, por QSUT-ja që menaxhohet totalisht nga qeveria.

Boll me këto farsa, o e vetmja ministri shëndetësie në botë që nuk keni bërë një autopsi! Mos vallë dhe për këtë gje ua ka fajin populli?

Kur paturpesia, bashkohet me mashtrimin, nuk mund të quhet dot profesionalizëm, sado të pompohet me propagandë.