Reshje shiu dhe vranësira, parashikimi i motit për ditën e sotme

109
Sigal

Java mbyllet me reshje shiu! Dita e sotme vijon të jetë në ndikimin e vranësirave të shpeshta në pjesën më të madhe të kohës.

Sipas MeteoAlb, parashikohet që deri në orët e mesditës vranësirat të pësojnë zhvillime të përkohshme duke krijuar mundësi për reshje, më të dukshme në zonat Veriore dhe pjesërisht ato Qendrore.

Ndërsa pas mesdite pritet që gradualisht kushtet e motit të pësojnë përmirësim, si fillim në zonat Jugperëndimore. Temperaturat e ajrit do të ulen ndjeshëm në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 12°C deri në 29°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.