Vrasjet trondisin Elbasanin, lëvizje e madhe në Drejtorinë e Policisë

273
Sigal

Nisur nga ekzekutimet dhe ngjarjet e rënda që kanë tronditur ditët e fundit qytetin e Elbasanit, janë bërë shkak për lëvizje në drejtorinë e policisë së Elbasanit.

Shefi i hetimit, Gjon Gecaj, është transferuar në sallën operative të drejtorisë së policisë Lezhë. Mësohet se ai është zëvendësuar nga Krenar Guçe, i cili ka qenë më parë shef i sektorit anti drogë në drejtorinë e policisë Tiranë dhe se fundmi oficer në sektorin e krimeve të rënda.

Ngjarja e fundit që tronditi qytetin e Elbasanit ishte vrasja mafioze e Everest Çakës në sy të bashkëshortes së tij. Hetimet për këtë krim të rëndë vijojnë ndërsa ende nuk ka një autor të dyshuar