KQZ i përgjigjet Metës: 3 bashki pa kryetarë, për të tjerat s’kemi dijeni

177
Sigal

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përmes një shkrese zyrtare i ka kthyer përgjigje presidentit Ilir Meta i cili kërkoi informacion në lidhje me vakancat në pozicionet e kryetarëve të bashkive.

KQZ njofton Presidentin se bashkitë pa kryetar janë Vora, Dibra dhe Shkodra, ndërsa nënvizon se nuk ka dijeni për Lushnjën, Rrogozhinën dhe Durrësin, pasi duheshin informuar nga Këshilli i Ministrave.

Disa ditë më parë presidenti Meta, në një konferencë për mediat tha se menjëherë pasi KQZ të jepte informacionin për bashkitë pa kryetar, do të shqyrtonte datën për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme lokale.

Sipas presidentit, sa kohë që ato janë të pjesshme, presidentit nuk i lind detyrimi që të arrijë dakordësi për datën me të gjithe aktorët politikë në vendin tonë.

ImageImage