Reshje bore në gjithë qarkun e Korçës, rekomandohet kujdes për shoferët (Foto)

339
Sigal

Reshjet e bores në qarkun e Korçës kanë filluar prej orëve të para të mëngjesit në zonat e larta malore ndërsa në qytet ka pasur reshje shiu. Më pas kanë vijuar reshjet e borës në gjithë qarkun duke rikthyer temperaturat e ulëta në minus.

Sipas zyrtareve të autoritetit lokal rrugor, gjatë mëngjesit ka pasur probleme segmenti i Dardhës nga ku bora ka shkuar 5 deri në 20 cm. Vetëm gjatë mëngjesit drejtuesit e mjeteve janë këshilluar të përdorin zinxhirë.

Firmat kontraktore kanë punuar prej orëve të para të mëngjesit në rrugët që sipas tyre paraqesin probleme ndërsa këshillohet për drejtuesit e mjeteve kujdes maksimal në akset kryesore për shkak të prezencës së borës.