Plagoset një qytetar me armë zjarri në Tiranë, gjendet i shtrirë në trotuar

33
Sigal

Një qytetar është gjendur i plagosur me armë zjarri në kryeqytet.

Mësohet se personi ende i paidentifikuar u gjet i shtrirë në trotuar. Ai është transportuar për në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Mësohet po ashtu, se në zonë nuk janë dëgjuar krisma dhe dyshohet se qytetari mund të jetë qëlluar me armë zjarri me silenciator.

Policia ka rrethuar zonën dhe ka nisur veprimet hetimore dhe procedurale në vendin e ngjarjes, teksa është vënë në ndjekje të autorëve.