Reporteri i PE, Knut Fleckenstein, flet për Shqipërinë: “Reforma në drejtësi të vazhdojë me themel”

604
Duhet ndëshkim edhe në nivelet e larta, që të këputen lidhjet e politikës me rrjetet kriminale 
Në fjalën e tij të mbajtur në Parlamentin Evropian, reporteri i PE për Shqipërinë, Knut Fleckenstein, për Shqipërinë: “Reforma në drejtësi të vazhdojë, jo si luftë ndaj individëve, por me themel” Lufta kundër krimit është e dukshme, por jo e mjaftueshme’, kështu është shprehur raporteri për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Knut Fleckenstein gjatë prezantimit të raportit të tij të radhës, përpara anëtarëve të Komisionit të Jashtëm të këtij institucioni. Fleckenstein nënvizoi, se reforma në drejtësi duhet të vazhdojë dhe, se nuk duhet parë si një shfaqje individësh, por si një angazhim afatgjatë që duhet të kulmojë me një fitore kundrejt krimit të organizuar si dhe luftës kundër korrupsionit në nivelin e lartë. Ndërkohë, eurodeputeti tjetër Kukan, e vuri theksin tek zgjedhjet e ardhshme, si një tregues mjaft i rëndësishëm për rrugën e integrimit të Shqipërisë në BE. Eurodeputeti dhe raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein, ka paraqitur raportin e tij të radhës përpara anëtarëve të Komitetit të Jashtëm të PE-së, ku ka bërë të ditura qëndrimet e tij në lidhje me ecurinë e reformave në vendin tonë. Fleckenstein foli në veçanti për reformën në drejtësi, kur tha se ku proces duhet parë si një vendosmëri afatgjatë për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin në nivelin e lartë. Fleckenstein: Nuk mjaftojnë vetëm hetimet e policisë, por duhet ndëshkim edhe në nivelet e larta që të këputen lidhjet e politikës me rrjetet kriminale. Reforma në drejtësi të gjithë e dimë që është një proces afatgjatë, ndaj unë bëj thirrje që ky proces të vazhdojë. Në këtë mekanizëm të ri që do të ngrihet, Vettingu është një prej aspekteve thelbësore. Rezultati i luftës kundër krimit është qartësisht i dukshëm, e megjithatë, nuk është aq mjaftueshëm sa duhet. Presim implementim të plotë të reformës në sistemin gjyqësor. Kjo reformë nuk duhet parë si një arritje personale, por si një vendosmëri afatgjatë që ka për synim një fitore kundrejt krimit të organizuar. Kur them këtë kam parasysh luftimin e korrupsionit të nivelit të lartë si dhe shkatërrimin e rrjeteve kriminale. Presim gjithashtu vazhdimin e nismave ligjore për luftën kundër korrupsionit, reformën në administratë, në mbrojtjen e ambientit, por edhe në shumë aspekte të tjera që janë listuar si të rëndësishëm. Ndërkohë, në fjalën e tij, eurodeputeti Kukan theksoi se zgjedhjet parlamentare do të jenë një test i rëndësishëm për Shqipërinë në kuadër të hapjes së negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Pjesë e kritikave nga eurodeputetët e tjerë ka qenë numri i lartë i azilkërkuesve që mbërrijnë nga Shqipëria. Ndërkohë, përfaqësuesit e Greqisë në këtë institucion kanë akuzuar për pretendime territoriale të Shqipërisë si dhe për mosrespektim të të drejtave të minoriteteve në vendin tonë.
Sigal