Me fotot e viktimave të Reçakut/ Ja si e presin Vuçiçin në Tiranë

549
Sigal

Lëvizja Vetëvendosje e priti me protesta mbërritjen e presidentit serb, Aleksandar Vuçiç në Tiranë.

Ky i fundit është ftuar nga kryeministri shqiptar, për të marrë pjesë në një samit bashkë me kryeministrin maqedonas, Zoran Zaev.

Kosova e ka bojkotuar sërish takimin.

Mes shumë pankartave që mbajnë protestuesit, spikasin fotot e viktimave të masakrës së Reçakut. Kjo për shkak se presidenti serb, Vuçiç, e ka mohuar këtë masakër, edhe pse ajo ishte shkëndija që angazhoi ndërkombëtarët në sulmet ndaj Serbisë.

Nuk dihet nëse kryeministri Edi Rama do e shtrojë këtë çështje për bisedë me mikun e tij.