RENCO e TEC-it të Bangladeshit të sjellë në Vlorë kërkon t’i mbyll gojën ambjentalistit Lavdosh Ferruni me akuzë për vepën penale të shpifjes

245
Sigal

Në 5 maj 2023 ora 11: 00 Lavdosh Ferruni do duhet të paraqitet  në dhomën penale në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë për akuzën e Dega Renco SPA Albania ( shkurt RENCO ) për veprën penale të shpifjes. “Shumë e shpifur kjo akuza e shpifjes”, – thotë Ferruni. “Unë po bëhem gati për një akuzë serioze ndaj RENCO së bashku me kompaninë Excelerate Energy, si dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministrinë e Mjedisit, me shumë të ngjarë ERE, që sapo ka miratuar licencën për KESH, së bashku me vetë KESH për këtë veprimtari me pasoja shumë të rënda për Vlorën dhe vendin,-përfundon Ferruni”.

Bashkangjitur po ribotojme shkrimin e z. Lavdosh Ferruni tek gazeta Telegraf, ku përmendet historia e kësaj kompanie me mafien me titull : “TEC-i pushtues i Bangladeshit po i afrohet  Vlorës! A do e japim Vlorën? “ ( tec-i-pushtues-i-bangladeshit-po-i-afrohet-vlores-a-do-e-japim-vloren/  Sejcili mund të navigoj për këtë kompani me fjalët kyçe “Renco mafia” dhe do gjeni mjaftueshëm informacione për të vënë në dyshim besueshmërinë e kësaj kompanie për TEC-et lundruese të bëra “pilaf” në Vlorë me kosto 100,000 euro çdo ditë. Ja një raport serioz i organizatës Bankëatch “Risky Business – who benefits from the southern gas corridor” (https://bankëatch.org/sites/default/files/risky-business.pdf )