Reformë mes dështimesh – Anëtarët e KPK e KPA janë përzgjedhur në shkelje të kritereve

48
Sigal

Persona, që nuk plotësonin asnjë nga kriteret e kërkuara për të qenë anëtarë të Komisioneve vlerësuese janë ata, që kanë dhënë vendime për subjektet që janë vetinguar. Probleme të theksuara me pastërtinë e figurës, me dokumentacionin bazë, falsifikime dhe shpërdorime janë disa nga veprat penale që dyshohet se janë të ekzekutuara nga personat që kanë dhënë verdiktin për të vetinguarit. Por nga një strukturë e tillë vetinguese çfarë vendimesh mund të dalin, lind natyrshëm pyetja. Dhe përgjigja vjen po aq natyrshëm, në dy vendimet e Gjykatës së Strasburgut e cila ka cilësuar se vendimet e organeve të vettingut në Shqipëri janë në shkelje të ligjit dhe në thyerje të rregullave pasi janë bazuar në vendime subjektive të personave të caktuar. Gazeta “Telegraf” ka sjellë më herët rastin e vetingases Moza Tasi Pano, e cila është një person me shkelje të rënda dhe krejtësisht jashtë kritereve për të qenë pjesë e strukturës vlerësuese të figurës së gjyqtarëve dhe prokurorëve.  Ndërsa gazetari investigativ Basir Çollaku në një shkrim ka renditur disa nga shkeljet e kryera edhe nga Genta Bungo.

“Genta Tafa Bungo ka dy masa disiplinore në fuqi të padeklaruara, 2 anëtaret e tjera kanë falsifikuar dëftesat. Tafa ka një vjetërsi pune të provuar për vendin që ka konkurruar në masën 6 vjet e 4 muaj shumë larg vjetërsisë prej 15 vjetësh të kërkuar nga neni C/5 e aneksit të Kushtetutës.”

Në lidhje me komisioneren Genta Tafa (Bungo), e cila duket se është edhe strumbullari i të gjitha shkeljeve dhe parregullsive me manovrat e saj. “Anëtarja e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit Genta Tafa është zgjedhur në kundërshtim me ligjin procedural dhe material dhe në shkelje të ligjit procedural. Nga ana jonë është marrë vesh informacioni jozyrtar se Genta Tafa Bungo ka dy masa disiplinore në fuqi të padeklaruara sipas ligjit në fuqi. Për këtë arsye i janë kërkuar informacione Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, të na vini në dispozicion, masën administrative dhe komplet praktikën e “shkarkimit nga detyra” të ish-drejtoreshës juridike Genta Tafa Bungo. Gjithashtu nuk ka provuar vjetërsinë në punë prej 15 vjetësh sipas nenit C/5 të Kushtetutës. Kallëzimi zbulon se Tafa ka paraqitur vjetërsinë prej 7 vjet e 7 muaj e 15 ditë, që është pretenduar si lektore në Universitetin e Tiranës. Të vetmen provë që ka paraqitur ajo për të provuar punën si lektore në Universitetin e Tiranës është libreza e punës, në të cilën rezulton se ajo në Universitetin e Tiranës ka qenë asistent pedagoge. Titulli asistent pedagoge nuk përbën një vjetërsi si lektore e së drejtës dhe si rrjedhim nuk mund të llogaritet në shumatoren e viteve të punës për llogari të kandidimit. Si rrjedhim, kjo vjetërsi e pretenduar prej 7 vjet e 7 muaj e 15 ditë% nuk është e provuar. Dhe vite të tjera, konkretisht një vit e 15 ditë dhe 2 vite dy muaj, nuk janë provuar me shkresa për vjetërsi. “Tafa ka një vjetërsi pune të provuar për vendin që ka konkurruar në masën 6 vjet e 4 muaj shumë larg vjetërsisë prej 15 vjetësh të kërkuar nga neni C/5 e aneksit të Kushtetutës. Dhe këtu nuk ka asnjë arsyetim nga Avokati i Popullit dhe ONM se si i ka plotësuar kriterin e vjetërsisë zonja ish-drejtuese e KPK, tashmë anëtare, por e zgjedhur më herët kryetare në kundërshtim me përcaktimet ligjore dhe ato kushtetuese. “Genta Tafa ka falsifikuar vërtetimin me nr. 17, datë 07.02.2017, formular standard i Avokatit të Popullit. Këtë falsifikim zonja Tafa e ka kryer në bashkëpunim me punonjësen e këtij institucioni, shtetasen Malbora Aga, ku në këtë vërtetim janë paraqitur të dhëna të pavërteta dhe pikërisht pikën 5 të këtij vërtetimi, ku pretendohet se Genta Tafa ka depozituar dokumentin që provon se ka plotësuar kriterin e vjetërsisë në punë dhe në rastin aktual mbi 15 vjet punë…”