Rregullohet defekti, rikthehet pas 8 orësh energjia në zonën e Kasharit

464
Pas më shumë se 8 orësh ndërprerje, banorëve të zonës së Kasharit u është rikthyer energjia. Prej orës 14:17 banorët e kësaj zone kanë vuajtur mungesën e energjisë për shkak të një defekti.
Sipas një njoftimi zyrtar, shkak për këtë defekt është bërë ndërhyrja e një person, i cili po kryente punime me iniciativën e tij personale në zonën e Kasharit, duke dëmtuar kabllot e tre dirave 20kv.
Si pasojë e kësaj kanë mbetur pa energji elektrike disa zona të Tiranës; Yzberishti, “Misto Mame”, Unaza e Re, Yrsheku dhe disa komplekse pallatesh në atë zonë.
Sigal