Reforma, tërmeti, Covidi, ambasadori kinez dhe 3 amerikanët

537
Sigal

Nga Luan Laze

Me reformën të merret ambasadori kinez.

Ju kujtohet me sa pasion flisnin ambasadorët amerikanë në Shqipëri,për reformën në drejtësi? Si na garantonin për rezultatet e saj?

Edhe kur nuk dilnin të flisnin vetë, nxirrnin Spartak Ngjelën, meqe ky kishte, dhe ka akoma, lidhje direkte me Departamentin e Shtetit.

Por tërmeti dhe koronavirusi tani, e bënë atë reformë një ish ëndërr. Edhe një justifikim rroge të diplomatëve këtu, sigurisht!

Tani doli edhe ambasadorja e re. Tha të njëjtën gjë. Sa herë dalin dhe përmendin reformën, me zë frika, sa nga tërmeti, aq edhe nga ndonjë virus të ri, larg qoftë.

Pasi të konsultohem me Tak Ngjelën, dua të bëj një propozim. Reformën në drejtësi ta ndjekë vetëm ambasadori kinez.

Kam bindjen se brenda 72 orëve e bëjnë atë që na kanë premtuar tre ambasadorë amerikanë se bashku.

Kështu dalim të fituar: reforma bëhet serioze, termete nuk ka më, dhe koronavirusi i ri na merr të ligat.

Por do flas me Spartakun njëherë!