Presidenti Meta në Berat: Gëzuar Ditën e Ujit të Bekuar! Me besimin në Zot, të ndriçojmë arsyen

Nga Berati i mrekullueshëm, një prej qendrave më të bukura të qytetërimit tonë mijëravjeçar dhe shembull i harmonisë ndërfetare, kam kënaqësinë të uroj sot të gjithë besimtarët e krishterë ortodoksë: Gëzuar Ditën e Ujit të Bekuar!
Hedhja e kryqit në lumë simbolizon bekimin dhe fuqinë e Zotit mbi njerëzit.
Me besimin në Zot, të ndriçojmë arsyen, të unifikojmë forcat dhe energjitë, për të përshpejtuar proceset demokratike, që mundësojnë një Shqipëri si gjithë Europa! 🇦🇱
Sigal