“Dështoi me rindërtimin”, LSI Durrës akuza qeverisë: Po mbuloni dëmet e tërmetit me bojë e gëlqere

232
Sigal

Lëvizja Socialiste për Integrim ka akuzuar qeverinë se ka dështuar me procesin e rindërtimit në qytetin e Durrësit.

Kryetarja e LSI-së në Durrës, Kontjana Kuçi ka publikuar disa fotot të Lagjes nr,5, ku sipas saj “rilindja po mbulon dëmet e tërmetit me bojë dhe gëlqere”.

“Lagja Nr. 5 ishte një ndër zonat më të dëmtuara në Durrës nga tërmeti i 26 nëntorit 2019. Me pallate të pabanueshme dhe më pas me një mungesë totale informacioni se çfarë do ndodhë me fatin e banorëve të shpërngulur dhe banesat e tyre.

Ky pallat në lagjen Nr. 5 pësoi dëme të mëdha dhe për më shumë se një vit mbeti i pabanuar dhe banorët kërkuan ndërhyrjen e shtetit për të marrë zgjidhje për fatin e tyre.

Dje, kryeministri në largim vizitoi punën e nisur pas 14 muajsh në këtë pallat i cili po riparohet vetëm me gëlqere, bojë dhe llaç”, thekson kryetarja e LSI-së Durrës.

Reagimi i plotë i LSI:

Dështimi me “Rindërtimin.” “Rilindja” mbulon dëmet vetëm me gëlqere dhe bojë.

Lagja Nr. 5 ishte një ndër zonat më të dëmtuara në Durrës nga tërmeti i 26 nëntorit 2019. Me pallate të pabanueshme dhe më pas me një mungesë totale informacioni se çfarë do ndodhë me fatin e banorëve të shpërngulur dhe banesat e tyre.

Ky pallat në lagjen Nr. 5 pësoi dëme të mëdha dhe për më shumë se një vit mbeti i pabanuar dhe banorët kërkuan ndërhyrjen e shtetit për të marrë zgjidhje për fatin e tyre. Dje, kryeministri në largim vizitoi punën e nisur pas 14 muajsh në këtë pallat i cili po riparohet vetëm me gëlqere, bojë dhe llaç.

Kjo është propaganda e “rilindjes.” Qeverisje me gëlqere. Siç ka mbuluar me gëlqere mega korrupsionin e saj në 8 vite po mbulon edhe dëmet e rënda nga tërmeti. Durrësi nuk ka nevojë për gëlqere.

Durrësi ka nevojë për Rindërtim të vërtetë. Durrësi ka nevojë për çlirim nga sekti korruptiv i fasadave dhe propagandës boshe të “rilindjes.” Më prill ne do e çlirojmë Durrësin dhe mbarë Shqipërinë e do nisim rindërtimin e vërtetë të Durrësit dhe zhvillimin e vendit tonë.