Shoqata e Ndërtuesve ka reaguar ndaj një komenti të kryeministrit Edi Rama lidhur me një padi të bërë prej tyre n ë Gjykatën Kushtetuese kundër aktit për sekuestrimin e ndërtimeve pa leje. Në reagimin e vet, Shoqata e Ndërtuesve thotë se nuk është në mbrojtje të paligjshmërisë, por kërkon që aktet e qeverisë të jenë në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën.
Reagimi:
Në lidhje me referencen e Kryeministrit për Shoqatën e Ndërtuesve, ju bëjmë me dije se Shoqata e Ndërtuesve nuk ka qenë dhe nuk do të jetë në mbrojtje të paligjshmërisë në asnjë rast. Kjo është e shprehur në vazhdimësi në giithë qëndrimet tona kohë pas kohe.
Ajo çfarë kërkojmë vazhdimisht nga institucionet është që të respektojne të drejtat dhe liritë e biznesit dhe të individit duke zbatuar ligjin.Ne kemi kerkuar ne menyrë të vazhdueshme barazi para ligjit, duke mos mbrojtur interesat e asnjërës pale. Gjithashtu kemi kërkuar kueshtuetshmërinë e akteve ligjore që dalin që duan të cënojnë veprimtarinë e biznesit që punon në zbatim të plotë të ligjeve.