Prof. Dr. Elmaz Sherifi: “E premtja që do zgjidh ekuacionin”!

200
Sigal

Zgjedhja e kryetarit të SPAK ka përvijuar një përplasje mediatike, midis Ambasadores SHBA Kim dhe kryeministrit Rama. Nëse do arsyetojmë sipas ligjeve të logjikës formale, ne mund të kuptojmë, se përse shpejtoi Ministria e Jashtëme dhe në mënyrë aspak diplomatike deklaroi se Ambasadorja Kim do të largohet nga Shqipëria! Pra, ashtu si kuptohet ishte kujtesë për trupën e prokurorëve për ditën e premte, kur do të zgjidhet kryetari i SPAK, duke i’u kujtuar: “mos e dëgjoni” Ambasadoren! Sipas logjikës formale kuptohet që kryeministri u’a ka kërkuar ta bëjnë atë deklaratë, ndryshe do e kishte kritikuar. Por thelbi i përplasjes befasuese, është ende i pazbardhur.Ajo që nuk thuhet, po nënkuptohet. Rama është i shqetësuar se Kim po ndërhyn për të ndikuar në proçesin e zgjedhjes, e sipas logjikës formale, ajo dëshiron të zgjedh atë person që do ta nxisnin të “mbuloj korrupsionin”, dhe për rrjedhoj, të dështojë edhe reforma në drejtësi, për të cilën SHBA kanë investuar miljona dollarë. Nga ky arsyetim del, se financuesit e reformës, janë kundër reformës. E për këtë arsye edhe kryeministri deklaroi se kryetarin e SPAK, nuk e zgjedh, as qeveria dhe as ambasadorja, duke lënë të kuptohet, se ambasadorja po ndërhyn në proçes !Nga ana tjetër ambasadorja që e ka lëvduar reformën, është shumë aktive me deklaratat e saj dhe përsëriti, se duhet të largohen nga ndikimi në proçesin e zgjedhjes së kryetarit, ata të interesuar, që kanë frikë nga “zbardhja” e korrupsionit. Madje ajo për të inkurajuar prokurorët që të mos kenë frikë nga presioni, i dha përgjegje edhe deklaratës së MJ, kur u shpreh, se ka tre vjet e do vazhdoj edhe më gjatë si ambasadore në Shqipëri.Me deklaratën e saj ajo fshikulloi ata që duan të ndikojnë në proçes.Përse po “fërkohen” dy aktorët për të cilët është menduar se vendosnin bashkerishtë? E premtja do na jap mundësi të arsyetojmë për më tej. Ajo që dihet është se reforma nuk po i plotëson pritshmëritë e propaganduara.