Agim Jazaj: Forca e arsyes apo arsyeja e forcës?!

739
Sigal

  –Kur e ku lider-kalanderve ju mungon forca e arsyes,  ata përdorin arsyen e forcës-   

   






















 Koshienca qytetare përballë drejtësisë së munguar
(padrejtësisë), është SA e prekshme aq dhe e dhimbshme! Kjo plagë në përditshmërinë
e shoqërisë së sotme, ka shkaktuar dhimbje, por dhe ka mundur të zgjidhë vetë, të
verë në vënd drejtësinë e munguar, sa ka mundur të realizojë ekuilibret e
prishuara nga politika shthurëse e Rrënim-Rrëmbimit dhe e Zaptim –Pushtimit të
ketij mbi çerek shekulli! Fatura e rendit dhe e qetësisë, e konflikteve kostorëndë,
nëse do të monitoroheshin, do të nxirrnin për autor kryesor; Qytetarinë
shqiptare, më shumë se sa organet dhe autoritetet zyrtare. Nëse trumbetohet
prerja e fijeve dhe prangosjen e bosëve të mëdhenj të mafias, krimit dhe drogës,
me të drejtën e legjitimuar, qytetaria do të ngrihej më këmbë, sa dhe, e
ndodhur me mbledhjebuzëve përpara prangosjes të të pa ngrënëve, barkboshëve,
debitorëve të energjisë elektrike! Ajo që thuhet sot me plotë gojën dhe jo pa
shqetësim, për të nesërmen e brezave nga shoqëria shqiptare e rezultuar nga:
Përjetimi, vëzhgimi e përfundimi mbarëqytetar dhe mbarë kombëtar, nën
monitorimin e organizmave euro-amerikane, ku Shqipërisë i apelohet përgjatë
këtij çerek shekulli: “Politika shqiptare e kriminalizuar, e korruptuar dhe e
kompromentuar”, (ku janë bashkuar arroganca dhe injoranca)…. “Luftoni krimin
e organizuar dhe krimin ordiner”. “Drejtësia shqiptare e korruptuar”. ”Krimi e
dhuna, ka dëmtuar të drejtën elementare të qytetarëve”.  Edhe një njeri me arsyen minimale përballë
shumë zgjedhjeve, pa aspak zgjidhje pyet: “Kush qeveris, kush udhëheq, kush
drejton?! Politika apo drejtësia?! Kush duhet pastruar më përpara? Politika,
apo drejtësia? Kush? Stalla, tufa apo dhe kullota? A mund të zgjedhë ai që nuk
zgjidhet dhe nuk pranon të zgjidhet?  Botën
e ka udhëhequr dhe qytetëruar forca e arsyes, apo arsyeja e forcës?! E gjitha
kjo tablo drithëruese dhe zhgarravinuese, e jetuar përgjatë këtij mbi një çerëk
shekulli, të tranzicion-tërkuzës, ku palët akuzojnë dhe anatemojne- deri në kupë
të qiellit njera-tjeterën dhe nuk ndëshkojnë njëra tjetrën- e rezultuar me bilançin
drithërues, qesharak dhe foshnjarak: Faji mbetet KOPIL!… nga Kopilët! “Zyrtari
abuzon me qytetarin”! “Polici bashkëpunon, deri i lidhur me kriminelin, muret
dhe oshkuret, me abuzuesin”. Përballë kësaj tabloje, të zymtë sa dhe të pa
fund, edhe më optimistët, duken dhe mbeten të pushtuar nga ankthi dhe
pesimizmi, ndonëse puthadorë e këpucë fshirës, të paguar, graduar e degraduar në
gen dhe strukturë- thurin hosanara dhe “shpërndajnë bombone” për politikën e
rrëmbim-rrënimit!  Në shoqërinë e sotme, shqiptare
të sistemit nga politika e 3 K-, të  Korruptuar, Kopromentuar dhe të Kriminalizuar-ve,
shumë gjatë po gjendet përballë dhunës primitive; arrogëncës institucionale të
shtetit, e përcjellë me dhunën në rrugë, në shtëpi, në ambientet publike, në
zyrat e shtetit, deri dhe në tempull! Pra! Politika si rezulton? Edukon apo
shthur?!  Njerëz pa arsyen minimale, njerëzore
dhe pa formimin e shoqërisë me ligjet e formuluara dhe rregullat e shënjtëruara,
të ndodhur në krizën e thellë, nga prapambetja, “zgjidhja” përcaktohet me
instikt, nëpërmjet paarsyes, shkeljes së të drejtës elementare të shoqërisë,
shkeljes së ligjit! Madje nga kjo sërë, përzgjidhen e tunden me spaleta zyrtari
e pushtetari – pa pasur shirita njeriu e qytetari! Fatkeqësisht fitojnë edhe
“status”, solidaritet me kallëpsëz, e sojsëz, në terrenet e prapambetura. Nga defiçenca
e formimit, aplikojnë edhe presione psikologjike, shantazhe, deri dhe dhunim
fizik, duke përdorur arsyen e forcës, sepse u mungon alfa: Forca e Arsyes! Për
shkak të këtij vakumi personal, familjar, madje e shtrirë edhe në pjesë të
rëndësishme të shoqërisë, gjendet e dhunuar, e kërcënuar e gjithë shoqëria e
sotme. Njerëz të tillë, jo vetëm përbëjnë shqetsim për shoqërinë, por nuk
llogarisin fatkeqësisht as koston dhe dëmin që u kanosin asaj dhe vehtes. Këto
modele të së keqes, kudo buisur, si krisja mbuluar, kanë pushtuar terren, janë
në konflikt të shumëfishtë; me ligjet, me shoqërinë, me njerëzit e tyre, me vetveten!
Gjithkush është i lirë të jetojë i lirë, por pa cënuar të drejtën elementare të
tjetrit, të veprojnë nën kontrollin dhe monitorimin e ligjit, të marrë pjesë në
jetën publike, të  publikojë në faqet e
shtypit, në faqet e Fb, të komunikojë me miq, lexues, por dhe të shkëmbejnë
mendime dhe replikime, ndoshta, por pa fyer e prekur askënd. Këta shkelës të
ligjit, ordinerë të çertifikuar- me demek “lexojnë”, por fatkeqisht nuk kuptojnë,
për shkak të mungesës së shkollimit dhe të formimit, jo vetëm keqkuptojnë, por
dhe paragjykojnë, imoponojnë, e keqpërdoren lehtësisht ndaj njerëzve të thjeshtë,
madje dhe atyre publikë, sepse lexokërkan në Fb, komunikimet mes miqsh! Politikat
shoqërore dhe veçmas ajo njerëzore dhe shtetore përballë kësaj gjendjeje,
akute-akuale, është e domosdoshme të trokasë derë më derë, e kokë më kokë, me
fletpalosje, konsulencë dhe trajnim individual të grupacioneve, për të ndikuar
sadopak në ndryshimin dhe përmirsimin psikologjik të kësaj pjesëze të shoqërisë
së degraduar, detyrimin minimal që ka njeriu për t’u sjell si njeri, në
shoqëri, ambientet publike, me ligjet, nenet elementare dhe saknksionet e
domosdoshme si dhe për të ekzaminuar këtë pjesë të shthuruar, që kanë pjellë e
sjelle gjëma të pa imagjinuara dhe dëgjuara, jo vetëm për popullin shqiptar…
Ky është një alrm, inkursion i vonuar nga politika, por dhe i synuar prej saj
për t’i mbajtur nënë thundrën e saj, dhe në konflikt mes njeri-tjetrit, duke
shmangur, “devijuar” kontradiktën e shkaktuar prej saj… Mos efiçensa e
institucioneve, të degraduara, madje të korruptuara, të kompromentuara dhe të
kriminalizuara të shtetit kanë ngritur në sistem arsyen e forcës, duke
asfiksuar forcën e arsyes njerëzore, institucionale, ligjore dhe shoqërore, ku
legalizojnë të paligjshmen dhe ç’legalizojnë të ligjshmen! Ndaj po mbetemi
gjatë midis palëve: Dhunuesve dhe shenjtorve: Ata që kërkojmë të funksionojë
shteti dhe asaj që kërkojnë rrumpallën”- thoshte dje jo pa shqetësim edhe qytetari
vlonjat, rrënjëlli i sapoardhur nga Kazakistani-Temo Llanaj, një vend i pa dëgjuar
dhe i pa çmuar prej nesh, që sipas tij me standardet njerëzore, qytetare, dhe institucionale.
“Ndihem i dhunuar, sa dhe i poshtëruar- kur ndihesh njeri në nje vend të huaj, edhe
si Kazakistani, ku nuk mund të pije duhan në lokale dhe as mund të hidhje
cigaren ne rrugë. Dhe s’ka dhunim më të madh, të ndihesh njeri në vendin e huaj
e të mos ndihesh i lirë, por i dhunuar në vendin tënd… Ai sjell model, po nuk
po e gjen modelin”!

Çështja e shtruar e (pa) zgjidhje
deri më sot:

Kur politikat do të prodhojnë qeverisje, përfaqësim, qytetari dhe drejtësi,
kur do të sjellin modelin?!

Kur qytetaria do të detyrojë politikën të prodhojë progres, mirësi,
qeverisje dhe begati?!…

Kjo është pyetja dhe arsyetimi i ditës, sa dhe i vonuar i qytetarisë
Vlonjate dhe asaj Shqptare…

Dhe … (a) do të jetë pyetja e fundit dhe e fundvitit kjo?…