Edmond Panariti: Tirana, kryeqyteti ku jetohet më keq në Evropë…

233
Cilësia e jetës në përkeqësim të vazhdueshëm. Betonizimi i hapësirave, asfiksia e trafikut, dhe për pasojë ndotja më e lartë në Evropë e ka shënjuar atë në hartën Evropiane si të vetmin kryeqytet me pullë të kuqe.(nënkupto i pajetueshëm).(shih hartën Evropiane të qershorit 2020).
Ka shok vetëm Novosibirskun e Rusisë.. Zë vendin e 84 në renditje nga 86 qytete të vlerësuara nga Numbeo, baza më e madhe e të dhënave për cilësinë e jetës në botë.
Ndër të tjera, kryeqyteti ka fuqinë më të ulët blerëse në Evropë.. dhe shumë tregues të tjerë katastrofikikë të nivelit të jetesës.. Ky është bilanci i qytetit dhe i drejtimit të tij.