Reagimi i shoqatës Bashkësia Dibrane dhe i Këshillit Të Të Urtëve për vrasjen e Klodian Rashës

379
Sigal

Këshilli i të urtëve i shoqatës Bashkësia Dibrane ka shprehur ngushëllimet për familjen Rasha të cilët u goditën nga tragjedia e para 24 orëve.

Të nderuar vëllezër dhe motra !

Të dashur miq e dashamirës dhe ju të
afërm të familjes Rasha !

Këshilli i të urtëve i shoqatës “Bashkësia Dibrane”, dhe mbarë komuniteti ynë dibranë në Tiranë, Dibër dhe diasporë është pranë jush dhe mjaft i tronditut nga tragjedia që ndodhi para 24 orëve në familjen Rasha, e cila është pjese e komunitetit dibran të Tiranës.
Shoqata jonë dhe mbarë komuniteti dibran i Tiranës, i cili përfaqëson rreth njëqind e njëzetë e pesë mijë banor, që jetojnë e punojnë në Tiranë, është i trishtuar nga kjo ngjarje e kobshme dhe aspak qytetare që ndodhi mbi të riun dibran 25 vjeçar duke u vrarë në lulen e rinisë pranë shtëpisë së tij në Tiranë, me 8 dhjetor, ditën kombëtare të rinisë.
I përcjellim ngushëllimet tona me sublime dhe të sinqerta familjes së Klodian Rashës, prindërve, vëllezërve e motrave, të afërmve dhe miqve të dëshmorit të ri, të cilet janë prekur thellë nga kjo ngjarje, aspak njerëzore dhe jo pjesë e traditës tonë Shqiptare.
Vrasja e një përfaqësuesi të pafajshëm të komunitetit tonë dibran në lulen e rinisë, pa faj, do ta quanim njëlloj si një krim i cili kërcënon të gjithë komunitetin tonë, vlerat tona dhe qytetarinë tonë.
Vrasja e Klodian Rashës, e një qytetari të pafajshëm dhe të riu Shqiptar, është vrasje e rinisë dhe e prespektivës Shqiptare.
Lusim Zotin që shpirti i Klodian Rashës të prehet në amshim dhe përgjegjësit të marrin ndëshkimin e merituar !
Këshilli i të urtëve
“Bashkësia Dibrane”
Tiranë, Shqipëri
09 Dhjetor 2020