Situate e fundit në Shkodër, qindra banesa nën ujë

828
Ndalimi i reshjeve të shiut, duket se ka përmirësuar situatën, pasi ka nisur tërheqja e ujit.
Nga të dhënat më të fundit, mësohet se, sipërfaqja e përmbytur është zvogëluar në 4555 ha tokë nga 5003 ha tokë që ishin nën ujë një ditë më parë.
Por, shumë banesa vijojnë të jenë nën ujë, ndërsa një problem tjetër është furnizimi me ujë dhe ushqime. 
Në njësinë administrative Dajç janë 1655 ha tokë nën ujë. 
Kërkohet të ndërhyhet për lartësimin e argjinaturës së Pentarit, Shirqit dhe Darragjatit. Rruga Shirq-Darragjat, rruga Belaj-Rrushkull jane te bllokuara.Ne disa shkolla ne ambientet e brendshme te shkollës ka prezence uji. Kane rene disa shtylla te energjisë elektrike ne rrugën e Dajçit. Kërkohet nga OSHEE ndërhyrje emergjente duke marre masat përkatëse. Paraqitet shume e nevojshme vendosja e shenjave orientuese ne rruge per te bere te mundur kalimin. Kane filluar te demtohen edhe disa segmente rrugore. Janë mbi 250 shtëpi te rrethuara nga uji. Kërkohet furnizim me ujë te pijshëm për banoret ne menyre te vazhdueshme.Bashkia Shkoder ka bere te mundur furnizimin e banoreve me uje te pishem, pako ushqimore dhe baze ushqimore per gjene e gjalle.
Njësia Administrative Ana e Malit ka 1300 ha tokë të përmbytura. 
Ujësjellësi Oblika 1 dhe Oblika 2 janë jashtë funksionit. Nevojiten çizme te gjata për banoret. Jane 177 shtëpi te rrethuara nga uji, 150 ne Obot dhe 27 ne Gorice.Bashkia Shkoder ka bere te mundur furnizimin e banoreve me uje te pishem dhe me pako ushqimore.
Në njësinë administrative Bërdicë janë mbi 1000 ha tokë e përmbytur.
Stacioni i pompave te Ujësjellësit ne Trush si pasoje e përmbytjeve është jashtë funksionit. Janë 50 shtëpi te rrethuara nga uji. Nevojitet furnizimi me uje te pishem per banoret. Bashkia Shkoder ka bere te mundur furnizimin e banoreve me bazen ushqimore per gjene e gjalle dhe me uje te pishem per banoret.
Në njësinë administrative Velipojë, janë të përmbytura mbi 400 Ha tokë. 
Në fshatin Ças paraqiten shume probleme ne argjinature ku si pasoje kane detyruar komunitetin te nderhyje ne riparimin e saj.Kërkohet ndërhyrje emergjente dhe e specializuar. Rruga nacionale është e kalueshme me mjetet e larta te ushtrise.Ka mungese te energjise elektrike pothuajse ne te gjithe njesine. Jane shfaqur edhe problematika ne komunikim ne mes banoreve per shkak te nderprerjeve te transmetimit ne disa kompani telefonike.Paraqitet shume e nevojshme vendosja e shenjave orientuese ne rruge për te bere te mundur kalimin.Bashkia Shkoder ka bere te mundur nderhyrjen ne argjinaturen e Çasit. Bashkia Shkoder ka bere te mundur furnizimin e banoreve me uje te pishem dhe baze ushqimore per gjene e gjalle.
Në njësinë administrative Rrethina janë të përmbytura 70 Ha tokë.
Në zonën e Livadheve (Nj.ad.Rrethina) janë 70 shtëpi të rrethuara nga uji.Bashkia Shkoder ka bere te mundur furnizimin e banoreve me bazen ushqimore per gjene e gjalle dhe uje te pishem per banoret.
Në njësinë administrative Gur i Zi vazhdon gërryerja e tokës në fshatin Juban, në afërsi të Malit të Vukatanës. Paraqitet shume problematike kjo dukuri pasi mund te rrezikohet argjinatura.
Qyteti Shkodër: Në zonën e Livadheve janë të përmbytura 130 ha. 
Në këtë rrugë ndodhen mbi 40 shtëpi me prezencë uji afër oborreve të tyre. Me shume vështirësi kalohet me makine ushtrie, ndersa ne disa zona kalimi behet i mundur vetëm me varke.Bashkia Shkoder ka bere te mundur furnizimin e banoreve me bazen ushqimore per gjene e gjalle dhe uje te pishem per banoret. Bashkia Shkodër ka bere evakuime te banoreve dhe gjësë se gjalle kur janë paraqitur nevoja. Ne këtë moment janë 55 persona te akomoduar ne konvikt. Gjithashtu Bashkia Shkodër ka bere te mundur edhe lëvizjen e banoreve dhe akomodimin e tyre tek te afërmit e tyre. Bashkia Shkoder ka shperndare pako ushqimore per personat e akomoduar ne konvikt.
Nga ana tjeter kane filluar te shfaqen problematika edhe ne zonat malore per shkak te debores. Specialistët tanë janë në terren, dhe po bëjnë vlerësimet e dëmeve të shkaktuara.
Nevojat për bazë ushqimore afatgjatë për blegtorinë, në zonat e përmbytura janë Imediate dhe paraqiten si më poshtë:
1. Koncentrat 110t
2. Bar i thatë 50t
Nga ana tjetër, duhet të merren masa për furnizim me klor për dizefektim për zonat e përmbytura pas tërheqjes së ujit.
Sigal