Më shumë se tre orë tensione me policinë / Mbyllet protesta për Klodian Rashën

332
Sigal

Pas më shumë se tre orësh tensione, dhunë e përplasje me policinë, protestuesit që u ngritën pë Klodian Rashën, janë shpërndarë. Protesta filloi rreth orës 16:20, ku fillimisht protestuesit u mblodhën para Ministrisë së Brendshme.

Më shumë se re orë tensione e përplasje me policinë,

Të revoltuar, ata shpërthyen në sharje, ndërsa kërkuan dorëheqjen e ministrit Sandër Lleshaj. Tensionet shoqëruan këtë protestë që në fillim, ku protestuesit filluan të hidhnin sende drejt dritareve të godinës së Ministrisë, çka solli dhe prezencën e policive. Qytetarët e pranishëm në protestë u përplasën disa herë fizikisht me policët, ndërsa këta të fundit, ndryshe nga protestat e tjera, ishin pa kaska mbrojtëse dhe pa mburojë. Më pas, protestuesit u zhvendosën drejt kryeministrisë, ku pati më shumë episode dhune.

Më shumë se re orë tensione e përplasje me policinë,

Ata i vunë flakën pemës së Krishtlindjeve të vendosur para godinës si dhe e rrëzuan në tokë, duke tentuar më pas të hapnin me forcë dyert e kryeministrisë. Kjo solli një prezencë të shtuar të forcave të rendit, që krijuan një kordon para derës së godinës. Protestuesit gjuajtën gurë të shumtë në drejtim të policëve, ndërsa këta të fundit iu përgjigjën me gaz lotsjellës.

Më shumë se re orë tensione e përplasje me policinë,

Më pas, protestuesit shkuan drejt sheshit “Skënderbej”, ku shkatërruan zbukurimet dhe i vunë flakën bredhit kryesor në shesh. Qindra qytetarë u ngritën për të vënë drejtësi për Klodian Rashën, 25-vjeçari i cili u vra mëngjesin e djeshëm nga një efektiv, pasi shkeli orën policore.