Rasti i parë i gripit H5N8 në Durrës, Ministria: Gatuajini mirë pulat dhe vezët

122
Sigal

Ministria e Bujqësisë e pranon se në vend ka grip të shpendëve. Rasti i parë i Influencës Aviare i tipit H5N8 është kapur në një stabiliment në Durrës që mbarështon shpendë. Rasti është izoluar, ndërsa është vendosur karantinimi dhe janë marrë të gjitha masat për kufizimin e përhapjes së kësaj sëmundje.

Ministria e Bujqësisë këshillon konsumatorët të mos bien pre e spekulantëve që mund të tregtojnë mish shpendësh pa certifikatë veterinare ose në kushte të papërshtatshme tregtie a magazinimi dhe të denoncojnë menjëherë në numrin jeshil pranë Autoritetit Kombëtar të Ushqimit: 0800 7575.

Sugjerohet që ushqimet e mishit të shpendëve të llojit pulë të gatuhen në temperatura mbi 70°C dhe vezët po ashtu të jenë të mirëgatuara. Gatimi i plotë i mishit dhe vezëve siguron pamundësinë e virusit për prani në produkte të papërpunuara që hyjnë në zinxhirin ushqimor.