Raporti/ Sa jetëgjatë do jetë një 15-vjeçar në Shqipëri

61

Banka Botërore ka publikuar përditësimin më të fundit të Indeksit të Kapitalit Njerëzor, për të matur rezultatet e kapitalit njerëzor në mbarë botën para pandemisë. Në raport, përllogaritet mënyra e jetesës në secilin vend si dhe arsimin.Referuar mënyrës së jetesës, në raport shkruhet se mundësitë e mbijetesës së fëmijëve deri në 5-vjeç në Shqipëri, 99 nga 100 fëmijë të lindur në Shqipëri mbijetojnë.

Sa i përket shkallës së mbijetesës së të rriturve, në të gjithë Shqipërinë, 93 për qind e 15-vjeçarëve do të mbijetojnë deri në moshën 60 vjeç. Kjo statistikë është një tregues i rreziqeve shëndetësore që një fëmijë i lindur sot do të përjetonte si i rritur në kushtet aktuale. Po ashtu, vlerësohet se 89 nga 100 fëmijë kanë rritje të shëndetshme. 11 në 100 fëmijë kanë probleme me rritjen, dhe rrezikohen nga kufizime njohëse dhe fizike që mund të zgjasin gjithë jetën