Erdogan zbut tonet me Greqinë: Keqkuptimet do të zgjidhen me diplomaci

275
Sigal

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan ka ndryshuar tërësisht tonet e diskursit të tij sa i takon mosmarrëveshjeve me Greqinë, në lidhje me kërkimet në Mesdheun Lindor. Në dy postime të bëra mbrëmjen e së shtunës, Erdogan ka shkruar për një zgjidhje diplomatike mbi situatën e krijuar duke lënë mënjane demonstrimet e forcës.

“Turqia është një vend me histori mijëravjeçare”, shkruan Erdogan në Twitter, ndërsa vazhdon se do t’i zgjidhë keqkuptimet me urtësi dhe në mënyrë të kulturuar, duke marrë parasysh çdo kërkesë të sinqertë me qëllim që t’i japë diplomacisë më shumë hapësirë dhe t’i zgjidhë problemet me dialog, prej të cilit të dalin të gjithë të fituar.

Më herët disa vende të Bashkimit Europian me në krye presidentin francez, Emmanuel Macron, i kanë bërë thirrje Turqisë që të ulej në tryezë për t’i dhënë zgjidhje situatës.