Itali/ Kapet me kokainë të pastër, arrestohet 27-vjeçari shqiptar

400
Sigal

Një tjetër shqiptar ka përfunduar në prangat e policisë italiane.

Bëhet fjalë për Eqerem Petritaj, 27 vjeç, të cilit gjatë kontrollit të ushtruar në banesën dhe në  garazhin e tij, iu gjetën dhe iu sekuestruan një sasi prej 431.1 gramë lënde narkotike të llojit “kokainë”, 9 gramë “marijuanë” dhe 10 gramë “canabbis-sattiva”.

Kokaina e cilësisë së lartë që përllogaritet të arrijë shifrën e 40 mijë eurove në shitjen me pakicë, ishte e destinuar të pritej, të trefishohej dhe të shitej në rrugët qendrore të qytetit të Parmës.

27-vjeçari shqiptar ishte një emër i njohur për policinë e Parmës, pasi figuronte si i vënë nën vëzhgim që prej vitit 2015, për arsye se konsiderohej si i përfshirë në trafik droge.