Shqipëria vërshon drejt Tiranës, dhjetëra mijëra në shesh kundër Ramës

505
Sigal

Qytetarë të shumtë nga rrethet janë bërë gati për të udhëtuar drejt Tiranës, për tu bërë pjesë e protestën në orën 18:30.

Ndërkohë vetëm nga qarku i Korçës, sipas burimeve të degës lokale të PD, nga qyteti i Korçës janë nisur 1500 mbështetës të selisë blu, nga Devolli 900,nga Kolonja 500 ndërsa nga Pogradeci 1000 protestues.

Protesta e sotme e opozitës që do të nis në orën 18:30 para Kryeministrisë pritet të jetë më e madhja e zhvillua në Tiranë. Më mijëra qytetarë janë nisur gjatë orëve të paradites nga rrethet për t’u mbledhur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Të dhënat që vijë nga rrethet flasin për një fluks të jashtëzakonshme makinash dhe qytetarë që i janë përgjigjur thirrjes së opozitës. Nga Korça, Gjirokastra, Saranda, Tropoja, Kukësi, Shkodra, Dibra dhe të tjerë janë me mijëra opozitarë dhe qytetarë që kanë vendosur që sot të jenë në Tiranë për të shprehur pakënaqësinë ndaj qeverisë “Rama”.