Ra nga skela e një pallati në ndërtim, punëtori ndërron jetë rrugës për në spital. Ja ku ndodhi ngjarja

102
Sigal

Një punëtor ndërtimi ka ndërruar jetën ditën e sotme pasi ka rënë nga skela e një pallati në ndërtim, në Shëngjin.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Kunes në Shëngjin. Ai është dërguar drejt spitalit për të marrë ndihmën e parë mjekësore, por nuk ka mundur të mbijetojë.

Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes, dhe as identiteti i personit që ka ndërruar jetë.