Qyteti Studenti nis regjistrimet e studentëve në konvikte në 4 shtator, ja dokumentet që kërkohen

222
Sigal

Sipas Telegraf në 4 shtator 2023 do të nisin regjistrimet për të gjithë ata studentë që duan të akomodohen për vitin e ri akademik 2023-2024, pranë Rezidencës Studentore Universitare Nr.1 dhe Rezidencat e Universitetit Bujqësor.

Referuar të dhënave të Bashkisë së Tiranës, në 22 godinat e Rezidencës Studentore Universitare Nr.1 si dhe në 7 Rezidencat e Universitetit Bujqësor mund të akomodohen në total një numër prej 6.506 studentësh.

Këtë vit rezervimet për rregjistrim për akomodim për Rezidencën Stundetore Universitare Nr.1 mund të bëhen online në portalin https://qytetistudenti.tirana.al/  ku njoftohet se rezervimet do të jenë të hapura për gjithë vitin akademik.

  • Në dokumentacionin e kërkuar për rregjistrim studentët duhet të paraqesin këto dokumente: 

    1. Kartë Studenti / Ose vërtetim nga Fakulteti ku do të kryejnë studimet
    2. Kartë Identiteti (fotokopje)
    3. Dy fotografi
    4. Mandat pagese për rregjistrim në konvikt.

Godinat studentore janë rikonstruktuar së fundmi dhe në sallat e studimit do të ketë shërbim Wi-Fi. Pas rikonstruktimit disa prej godinave janë konceptuar edhe si mini apartamente të formës 3+2 apo 2+2 me tualete dhe kushte bashkohore ku në shumë prej tyre do të ketë shërbim wireless.

Procesi i rikonstruktimit të godinave të tjera që po i nënshtrohen rikonstrukturimit sipas projektit të KFW vijon për 5 godinat e tjera, më specifikisht për Godinën Nr.3, Godinën Nr.4, Godinën Nr.14, Godinën Nr.16 dhe Godinën Nr.17.