Qytetari bën gjestin prekës, dhuron 1000 trëndalifa për mjekët dhe policët

455
Sigal

Ditën e sotme përmes emisionit “Ftesë në 5”, u realizua një surprizë e këndshme për bluzat e bardha të Spitalit Infektiv dhe punonjësit e policisë.

Plot 1000 trëndafila të grumbulluar në disa buqeta, u shpërndanë nga vetë ideatori i kësaj nisme, zoti Besnik Braho.

Braho, qytetar dhe sipërmarrës nga Tirana prej kohësh kishte menduar të falenderonte mjekët dhe punonjësit e policisë për punën e palodhur këto ditë dhe zgjodhi këtë mënyrë për të shprehur mirënjohjen e tij