Regjistrohen 6 viktima, 222 të infektuar nga Covid-19 brenda 24 orëve në Serbi

397
Sigal

Serbia ka shënuar një ulje të lehtë të numrit të të prekurve dhe viktimave si pasojë e COVID-19 ditën e sotme.

Gjatë 24 orëve të fundit në vend u regjistruan 6 viktima ku gjithsej numërohen 168 të vdekur.

Edhe numri i të prekurve është rritur me 222 gjatë kësaj kohe me një total prej 8,497 të infektuarish.

Ndërsa numri i të shëruarve në vend është 1,260.

Momentalisht në spitale janë të shtruar 2,517 pacientë, 79 prej të cilëve janë të intubuar.

Duke filluar nga data 4 maj, do të fillojë hapja e transportit publik në disa prej qyteteve me bilancin më të ulët nga koronavirusi.

Gjithashtu edhe transporti ajror do të hapet më datë 18 maj, por gjithmonë duke mbajtur nën vëzhgim situatën e koronavirusit në vend.