Shpikja e re e Murinjos, ndryshon edhe fëmijët që mbledhin topat

521
Trajneri portugez i Mançester Junajtidit, Zhoze Murinjo, njihet për veprimet e tij të çuditshme dhe shpeshherë mjaft të bujshme. “Shpikja” e tij e radhës ka të bëjë me fëmijët që mbledhin topat jashtë kufijve të fushës gjatë ndeshjeve të skuadrës së Mançesterit në stadiumin “Old Trafford”.
Që prej ndeshjes me Liverpulin, rreth e rrotull fushës së stadiumit të Mançesterit do të jenë futbollistët e skuadrës U-16 të Junajtidit që do të mbledhin topat. Historikisht këtë detyrë e bënin fëmijët që i viheshin në dispozicion klubit nga Fondacioni “Mançester Junajtid”, por Murinjo tashmë e ka thyer këtë traditë.
Këtë vendim ai e ka sqaruar me faktin se fëmijët që vinin nga fondacioni ishin shumë të ngadaltë në veprimet e tyre për të rikthyer topin në lojë dhe në këtë mënyrë e penalizonin skuadrën në aksionet sulmuese.
Sigal