Situata përpara raundit të ri të bisedimeve Kosovë-Serbi

455
Të martën, Kosova dhe Serbia pritet të mbajnë një raund të ri bisedimesh në nivelin e lartë politik në Bruksel me ftesë të Bashkimit Evropian, pas tensioneve të ditëve të fundit ndërmjet të dyja palëve. Tensionet kanë ringritur debatet në Kosovë lidhur me rezultatet e bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dyja palëve. Analistët e pavarur thonë se bisedimet janë të domosdoshme, por duhet ndryshuar formati i tyre në mënyrë që të sigurohet edhe zbatimi në praktikë i marrëveshjeve të arritura në to.
Sigal