Qytetarët të dyzuar për vaksinën kundër Covid-19

239
Sigal

Nisja e vaksinimit kundër covid në disa vende si Britania dhe Rusia, e afron mundësinë e ardhjes së vaksinës edhe në vende të tjera të Europës. Përtej frikës ndaj Covid-19, një pjesë e qytetarëve të pyetur thonë se nuk do bëjnë këtë vaksinë. Sigurisht që ky opinion është vërejtur në mjaft njerëz në të gjithë botën të cilët kanë vënë në dyshim sigurinë e vaksinave.

Mendimet e disa qytetarëve për vaksinën kundër Covid-19: 

“Nuk e kam menduar akoma, me dy mendje e kam. Po nuk e di, nuk ndjehem e sigurt”

“Nuk e di më është fiksuar që jo nuk e di pse”

“Kemi frikë, duhet të eksperimentojnë një herë politikanët, po shpëtuan ata ta bëjmë dhe ne”

“Nuk ka garanci, është çdo gjë fallço”

“Çfarë e dua, e kam mbushur moshën”

“Nuk diskutohet nuk do ta bëjmë fare, po kush ka besim se çfarë vaksine është”

Megjithatë ka edhe nga ata qytetarë të cilët nuk e vendosin në diskutim kryerjen e vaksinës.

“Patjetër do ta bëj se duhet bërë se na kap virusi”

“Po, pse të rrimë me frikë, mirë është që ta bëjmë”

Deri më tani Shqipëria ka paguar 3.9 milionë dollarë si formë parapagimi për vaksinën anti-Covid-19, tek aleanca COVAX për të vaksinuar rreth 20% të popullsisë.

Kujtojmë se OBSH ka deklaruar se për të arritur imunitetin e tufës duhet vaksinuar 70 % e popullsisë. Nga ana tjetër, përsa i përket zërave të heshtur për shkak të kundërshtimit të narrativës konvencionale, ato përbëjnë një tjetër shqetësim serioz sidomos kur vijnë nga ekspertë të fushës së virologjisë.