OBSH / Për të arritur imunitetin e “tufës” duhet të vaksinohet 70% e popullsisë

230
Sigal

Organizata Botërore e Shëndetësisë, OBSH deklaroi se i ashtuquajturi imunitet i tufës arrihet vetëm po të kryhet vaksinimi i 70% i popullsisë.

Një përqindje 60-70% është e nevojshme për një luftim të efektshëm të virusit të koronavirusit, përsëritën drejtues të saj. Vetëm në nivele të tilla, vaksinimi, virusi nuk do të përhapet aq shpejt. Vaksinimi do të ketë një efekt të madh, por mendoj, se askush nuk mund të premtojë shuarjen e virusit, për sa kohë që nuk kemi kuptuar më shumë për të”, tha koordinatori OBSH Mike Ryan.

Drejtori i Përgjithshëm i OBSH, Tedros Adhanom Ghebreyesus apeloi sërish tek vendet e pasura që ta vështrojnë vaksinimin si një të mirë globale. Vendet e BE po reagojnë në mënyra të ndryshme në valën e dytë të pandemisë. Zbutje të masave kufizuese pritet të ketë në periudhën para krishtlindjeve në Francë, Itali, Irlandë e Belgjikë. Gjermania nga 20 dhjetori bën ca lëshime të lehta në drejtim të kontakteve personale, ku lejohet të takohen 10 persona nga familje të ndryshme.

Kurse në Itali nga e diela tre zona të kuqe infektimi u shpallen portokalli Kjo lidhet me uljen e numrit të infektimeve në këto zona. Lombardia, Piemonti dhe Kalabria do të lejojnë lëvizjen e lirë nga ora 05:00-22:00 dhe mund të udhëtojnë në zonat brenda rajonit. Po ashtu do hapen qendrat tregtare, kurse baret e restorantet qëndrojnë mbyllur.ndërsa në Francë hapen dyqanet nga e shtuna, por restorantet, baret, kafenetë, palestrat e qendrat kulturore mbeten të mbyllura.