Dodik kundër sanksioneve ndaj Rusisë: Bosnja duhet të ruajë neutralitetin, nuk përfshihemi

144
Sigal

Udhëheqësi nacionalist serb i Bosnjës, Milorad Dodik gjatë takimit me presidentin e Këshillit Europian Charles Michel është shprehur se qartë se Bosnja duhet të ruajë neutralitetin dhe se nuk se nuk do të bashkohet me sanksionet e BE kundër Rusisë , për pushtimin e Ukrainës.

“Unë mendoj që është me rëndësi të madhe që Bosnja të mbetet neutrale”, tha Dodik gjatë një konferencë të përbashkët shtypi me Michel dhe kryetarin boshnjak të presidencës Sefik Dzaferovic.

“Në kushtet në të cilat ne ekzistojmë do të ishte problem për ne të vendosim çdo lloj sanksioni dhe t’i bashkohemi BE apo sanksioneve globale. Përveç solidaritetit me BE në këtë drejtim mendoj se mund të kemi pasoja të rënda ekonomike që do të shumëfishohen në krahasim me vendet e BE që kanë mekanizma të sigurisë kolektive”, ka thënë më tej Dodik.

Dodik po fliste në emër të serbëve të Bosnjës, të cilët kanë ushqyer lidhje të ngushta me Rusinë bazuar në fenë e tyre të përbashkët të krishterë ortodokse, si dhe Serbia e cila gjithashtu refuzoi të vendosë sanksione ndaj Rusisë.

Presidenca e Bosnjës nuk ka miratuar një qëndrim të përbashkët për luftën në Ukrainë, por anëtarët e saj boshnjakë dhe kroatë e kanë dënuar ashpër pushtimin rus dhe kanë mbështetur të gjitha vendimet e BE-së.