Profesor i Asocuar Doktor Niko Peçani është  një nder themeluesit e Klinikës te sëmundjeve profesionale ne shqipëri

496
Sigal

Per  shume vite dha kontribut   si petagog i jashtem per studentet e fakultetit te mjeksise per specialitetin e semundjeve profesionale. Ka botuar shume libra per semundjet profesionale.  Ishte nder themeluesit se bashku me doctor Raif  Hasani e klinikes se semundjeve profesionale  ne spitalin Nr. 1 ne Tirane. Per punimet e tij ne semundjet e silikozes dhe helmimet nga plumbi ka mare titullin Profesor i Asocuar doctor. Keto arritje shkencore i ka paraqitur ne nje kongres ne Gjermani. U mbushen 73 vjet nga dita e lindjes  te nje nga pionieret  e krijimit te   klinikes te pare e semundjeve profesionale  Profesor i Asocuar doctor Niko Pecani. Ai ka meriten e madhe  sebashku me dr. Raif Hasani te realizojne   kurimin dhe ruajtjen e shendetit te te gjithe minatoreve dhe punonjesve te industries  te te gjithe  Shqiperise per semundjet profesionale te silikozes  dhe helmimit nga PB (plumbi )etj.  Cili eshte doctor Niko Pecani?    Lindi ne Tirane ne korrik 1949.  I jati quhej Gaqo Nikoll Pecani( Progri) jurist. Shkollen fillore e kreu ne Tirane ne shkollen Kosova, 7 vjecaren e kreu ne  shkollen Labinoti. Gjimnazin e kreu te Petronini Luarasi  po ne Tirane  me pas vazhdoi  studimet ne fakultetin e mjeksise  ne  Tirane.  Do te ndalemi edhe me te detajuar ne fillimet e fakultetit te doctor Niko Pecanit qe kur filloi si student i mjeksise ai u ndihmua nga themeluesi i kardiologjise shqiptare nder me te medhenjte  e saj doctor profesor Nikolla Shubani.  Doctor profesor Nikolla Shubani  u angazhua personalisht ne ngritjen e shkalleve te mjeksise te studentit Niko Pecani duke   bere drejtuesin shkencor  te tij ne kliniken qe drejtonete ai vete te kardiologjise.

Studenti Niko Pecani mbas mbarimit te  dites me leksione ne fakultet ai angazhohej ne kliniken e kardiologjise te gjithe  vitet si student krahas studimit dhe dhenies se provimeve ai lartesohej cdo dite merte experience cdo dite ne aplikim rast pas rasti te semureve te ketij pavjoni, pra doctor  profesor Nikolla Shubani beri gjithcka qe studenti Niko Pecani te merrte themele te shendosha aplikative dhe teorike ne mjeksi per nje formim te gjitheanshem te tij, ku fryma e prakticitetit  ti paraprinte marjes se pergjegjesive me shpejtesi me kurajo me kopetence ne kohen e duhur. Ai  nuk u emrua kardiolog per te cilen mori pjese ne nje kualifikim per 5 vjet  ne specialitetin e kardiologjise. Duke qendruar prane nje kardiologu  te nivelit europian sic ishte  dorktor professor Nikolla Shubani , i cili i pyetur  mbas nje specializimi  te tij ne Paris << Morem ne specializim aq sa dhame >> pra paraqiste ne Paris nje personalitet  te mjeksise te nivelit qe edhe per Europen konkuronte denjesisht ne te. Dr.Nikolla Shubani i dha studentit te tij Niko Pecani per 5 vjet <<zanatin e vet>> cilesite me te mira teorike dhe praktike dhe vecanerisht dinjitetin e tij profesjonal e shkencor metoden e zgjidhje praktike te cdo rasti, syrin klinik , ndershmerine profesionale  optimizmin e tij fuqine shpirterore te nje gjigandi te paperkulur ne mjeksi me nje thjeshtesi te padegjuar, ky para specializim i studentit Niko Pecani ishte themeli i personalitetit te tij , kur u angazhua me emrim per semundjet profesionale ne spitalin Nr. 1 ne Tirane ne vitin 1972. Pasi mbaroi me rezultate te larte fakultetin e mjeksise dhe filloi pune ne vitin 1972 ne spitalin Nr.1 ne specialitetin  e semundjeve profesionale , ku sebashku me dorktor Raif Hasani konsiderohen e vleresohen te dy themeluesit  dhe krijuesit  dhe ngritjen hap pas hapi ne nje shkalle konkuruese me shkencen europjane kliniken e semundjeve  profesionale ne shqiperi. Doktor Niko Pecani pas 3 vjet pune ne spitalin Nr 1 ne Tirane transferohet ne Mirdite dhe emerohet mjek ne minjeren e Kurbneshit. Atje punoi per minatoret e Kurbneshit per 5vjet deri ne vitin 1980. Gjate kohes  qe punonte  si mjek prane minieres se Kurbneshit  u aktivizua nga ministria e Shendetesise per te  kontribuar ai me eksperiencen , studimet  qe kishte bere me formimin personalitetin e tij ne specializimin  e mjekeve  te rretheve te qyteteve te Shqiperise per semundjet profesionale  te silikozes dhe te helmimeve nga plumbi etj.  Ne kete proces specializimi qe realizoi  me mjeket  e rretheve ne drejtim te semundjeve profesionale duke i dhene leksione ketyre mjekeve qe specializoheshin, ku arriti te percoje tek ata  formimin e tij per semundjet profesionale  te studimeve qe ka bere ne kete fushe, experiencen boterore dhe eksperiencen e tij. Shume i thjeshte shume skrupuloz dhe shume i thelluar ne kete fushe. Ndalemi ketu ne cilesite e tij qe pershkruan ne menyre shume te ndjere nga nje mjek qe morri pjese ne kete specializim nga Vlora , nje personalitet i mjeksise Shqiptare qe ka qene  shume vite drejtuesi i  mjeksise ne Vlore  dr.  Apostol Thanasko ku ai thote  << Niko Pecani ka qene gjithmone i mencur i kulturuar , i urte, i sjellshem , i dashur por qe nuk e cfaqte. Nikua eshte prind , vella, shok i mbrekullueshem me virtyte te larta (qe  do deshironim  ti  kishim te gjithe ne) humanitare   nivel te larte  shkencor te  cilat i manifestoi ne punen e tij te perditeshme me te semuret  ne pavjonin e semundeve profesionele ne Tirane. Niko Pecani ne specializimin  qe realizoi me mjeket e  te gjithe rretheve te Shqiperise  me studimin qe kreu per silikozen dhe helmimet nga plumbi e te tjera me te cilat mori graden shkencore dhe keto studime dhe librat  qe botoi ai mbeten udherefyese per brezin e ri te mjekeve keshtu mbetet per ne Niko Pecani gjithmone i qete, i dashur, i gatshem per te sherbyer, punetor, mikprites (si  virtyte te mara nga babai i tij xha  Gaqua dhe nena e tij Dhora ). Mbetet krenar per nje shok i mire duke lene kujtim vepren e tij te plote qe nuk harrohet. Gjate kohes  qe punoi doctor Niko Pecani si mjek ne  minieren e Kurbneshit  ju caktua nga ministria e Shendetesise pervec  per te  kontribuar ai me eksperiencen , studimet  qe kishte bere me formimin personalitetin e tij ne specializimin  e mjekeve  te cilen e realizoi me sukses , dhe depistimin  perberja me kartele personale te cdo minatori ne te gjithe minierat e Shqiperise , te cilen e realizoi me sukses duke bere nje studim te mirefillte shkencor per  semundjet e silikozes dhe helmet nga plumbi, duke mare vleresim  maximal nga ministria e Shendetesise. Do ndalemi ne punen direkte qe bente ne trajtimin e semundjeve profesionale te minantoret e Kurbneshit.  Ai krahas zgjidhjes  te te gjithave problemeve shendetesore te minantoreve  ai me zemerbardhesine e tij komunikonte vazhdimisht me nje personalitet te shquar te Mirdites drejtorin e minieres  se Kurbneshirt Dod Tusha i cili pa konkretisht arritjet e dr. Niko Pecanit me punen shkencore me minatoret dhe e vleresoi shume duke e quajtur mik per koke ashtu sic e quanin te gjithe minatoret e Kubneshit te cilet i mjekonte ai dhe ata vazhdonin punen duke realizuar e tejkaluar planin e prodhimit te minieres se Kurbnesht. Kjo pune e mire per 5 vjet ne minjeren e Kubneshit , specializimi qe i beri mjekeve te rretheve , depistimi i suksesheshem solli   konkluzionin  ne mininstrine  e shendetesise qe doctor Niko Pecani te rikthehej ne spitalin Nr. 1 ne Tirane  ne pavjonin e semundjeve profesionale  si  domosdoshmeri qe ai te vazhdonte te jepte kontribut ne specialitetin e tij mbas 5 vjet pune ne minieren e Kurbneshit konkretisht ne vitin 1980.  Dr. Niko Pecani njihte mire gjuhen franceze, angleze italiane dhe ruse Ne vitin 1983 dergohet nga Ministia e Shendetesise per specializim  disa mujor ne Itali ku  u stacionua  disa muaj ne Rome dhe disa muaj ne Milano.  Pas kthimit nga Italia ai vazhdoi  punen ne shkallen me te larte  punen ne pavjonin e semundjeve profesionale, studimet shkencore, leksionet ne universitet ne fakuletetin e mjeksise. Dr. Niko Pecani duke kryer nje pune te mirefillte shkencore  te aplikuar ne pavjonin  e semundjeve profesionale,  paraqiti  ato ne kongrese Eeuropiane  me e spikatura eshte ajo  qe ekspozoi  ne nje kongres Europjan ne Gjermani per kete angazhim shkencor me mjeksi , dr. Niko Pecani  mori titullin professor i asociuar. Ne aktivitetin e tij eshte angazhuar  me shume konsulta dhe kempe ne spitalin Nr. 1 ne Tirane. Dr. Niko Pecani  pati kete kariere  shef pavjoni  i semundjeve profesionale. Arrit te emerohet  per disa vjet zv. drejtor i spitalit  Nr 1 ne Tirane. Gjeja me e rendesishme tek dr. Niko Pecani eshte ajo qe krijonte tek te gjithe  nje atmosfere  elektrizuse qe te bente te ngadhenjeje  e te ishe i lumtur.Kontributi i tij ka nje vecori sepse ai i sherbente,   pergjigjej  dhe i takonte vete  i ndihmonte dhe me konsulta me mjeke te tjere kjo qe me banoret e pallatit  ku banonte prane rezidences italiane, tek te gjithe banoret e lagjes  te gjithe e te njohur e te panjohur  ne Tirane e rreth  Tiranes. Qindra e qindra minatore nga gjithe minierat e Shqiperise , ku minatoret  e donin  shume dhe zor qe te gjesh nje mirditor qe mos te njohe  nga afer ose me emrin qe ka bere ai ne Mirdite.  Dr.Niko Pecani punoi prane spitalit Nr. 1 ne tirane edhe mbas daljes ne pencion per shume vite me shume perkushtim dhe dinjitet. Celulari i tij nuk reshti asnjehere nga kerkesat per trajtim   nga te gjithe Shqiperia.   Po  te themi me mirenjoheje ne emer te Mirditoreve eshte per ta quajtur qytetar nderi i Mirdites i pashpallur por i shpallur nga puna e tij dhe nga te gjithe minatoret e Mirdites.  Eshte mire te veme ne balance te gjitha vitet e jetes se doctor Niko Pecanit ne mbyllje te ketij shkrimi. Do flasim per pjesen  me te arte te Niko Pecanit ne gjimnazin ’’Petronini Luarasi’’ ne Tirane ku studioi per 4 vjet kishte shok klase nxenes qe me vone u bene personalitete ne jete  si intelektuali i shquar Kastrioit Gjini, Fatbardh Pelingu shume i njohur si intelektual dhe drejtor i uzines Dinamo ne Tirane, Maringlen Memen intelektual i fuqishem, Ibrahim Ymeri ndertues i shquar, Skender Shehu intelektual i shquar  qe u specializua ne Suedi dhe dha shume vite kontribut  ne ate shtet me vlerat e tij etj.  Keta shoke te klases e konsideronin  Nikon gjimnazist me adhurimin me te madh per zgjuarsine e ngrohtesine qe percillte  me thjeshtesi  dhe modesti te pafund. Shoket e tij te gjimnazit vazhdojne te shprehen  qe Niko Pecani qe ne gjimnaz nxori nje personalitet te madh. Shume  e shprehen Niko Pecani meritonte me shume na mungon vlera e tij e jashtezakoneshme njerezore  dhe profesionale. Ne vazhdim te  jetes se tij jane dy djem  e tij Arbri Pecani dhe Marin Pecani qe kane vite qe kane mbaruar  fakultetin e mjekesise me rezultate shume te larte dhe tashme jane perkushtuar mjekesise me kontributin e tyre modest.

Fatos Pecani